E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Topi merrte rryshfete në këmbim të emërimeve

TIRANË- Minsitri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit Genc Pollo, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në News 24 ka komentuar replikat e fundit të shkëmbyera mes Presidentit Topi e Kryeministrit Berisha. Për Pollon, Topi ka dëmtuar institucionet e drejtësisë.

“Bamir Topi do lerë një presidencë shumë të dëmtuar si institucion. Jo vetëm nga mosveprimi por edhe veprimi abuzim dëmi që relisht ka shkaktuar në drejtësi, sidomos në gjyqësor është i madh”, tha Pollo.

Pollo akuzoi më tej Presidentin Topi se coi drejt degradimit KLD-në, ndërsa shkoi deri aty sa tha që Presidenti merrte rryshfet për dekretet si edhe emërimet në gjykata.

"Topi degradoi dekretet dhe emërimet se merrte rryshfete. E them këtë me shumë keqardhje sepse është e rëndë ta pransh këtë gjë për kreun e shtetit, për kreun e KLD-së. Cdo institucion, nëse komandohet nga delenxhinj degradon. Ne po mbyllim një kapitull delenxhinjsh që drejtonin KLD”, deklaroi Pollo.

Pollo u shpreh më tej se Bamir Topi nuk ka një kauzë për të krijuar një parti, madje sic tha ai, as çështjen e ish të përndjekurve nuk e ka kauzë të tijën. "Të krijosh parti duhet të kesh figurë, ai del i përlyer nga presidenca. Duhet të kesh një kauzë, të cilën ai nuk e ka”, vijoi Pollo.

Presidenti i ri, Pollo: Të ketë integritet, jo si Topi
Minsitri Pollo pohoi se presidenti ri i vendit mund të jetë një figurë e njohur e Partisë Demokratike ose jo, ndërkohë që nënvizoi se kandidati duhet të ketë integritet.

“Kushtetuta dhe përvoja e vendeve që kanë një regjim të ngjashëm parashikon një proces gare. Do të thotë nëse në raundet e para ke shumicë të cilësuar, do thotë se kandidantët janë në garë për të arritur një numër të tillë (sic është në rastin tonë 84 vota) dhe kur shihet e pamundur Kushtetuta e ka dhënë zgjidhjen me një shumicë të thjeshtë. Personazhi duhet të ketë inegritet. U provua që ai i cili po ikën i mungoi. Cështja e presidentit konsensual nuk do thotë se do jetë person apolitik. Mund të jetë një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike ose jo. Por ne kemi një rregull të tillë që kemi mundësinë e garës.”,- theksoi Pollo.

Pollo: E-goverment proces transparent
Duke folur për projektin E-goverment, ministri Pollo sqaroi se ai do e bëjë procesin e prokurimeve on-line me transparente. Pollo bëri me dije se qeveria ka nisur trataktivat me kompaninë koncensionare të letërnjoftimeve elektronike për ndryshime, të cilat do e bëjnë letërnjoftimin shumëfunksionale dhe të sigurtë në aplikimet on-line.

“Po ta kthejmë nga pas ai ka një cip dhe të dhënat e personit nuk janë të plota. Ne po punojmë me kompaninë koncencionre në mënyrë që nëpërmjet letërnjoftimit elektronik të mund të marrësh të dhënat personale dhe të njihesh online”,- deklaroi Pollo.

Censusi: Nuk do ketë supriza, minoritetet mbeten të njëjtë
Ministri Pollo deklaroi se nga të dhënat përfundimare të Censusit, të cilat do të bëhen publike në mes të këtij viti, nuk do të ketë supriza.

“Shpallja e tyre do jetë në mes të vitit. Do i qëndroja asaj që kam thënë sa u përket minoriteteve nuk do ketë supriza. Nga e hëna deri të premten shifrat ndyshojnë, por nuk do ketë supriza për ato që ngritën zhurmë të madhe”,- deklaroi Pollo.

Pollo: Interneti në Shqipëri ende monopol
Ministri Pollo ka folur sot për garën e 3-të të licencës 3G, duke u shprehur do të ketë një tjetër ankand për dy kompanitë Eagle Mobile dhe Plus Communications, ofertat e të cilave ishin më të ulëta se çmimi minimal i pranueshëm për kualifikimin e ofertave. “Do shqyrtohet tregu dhe përvojat e ngjashme në vendet e tjera”, tha Pollo.

Duke folur për telefoninë celulare, Pollo theksoi se tarifat janë ulur ndjeshëm, ndërsa në treg ka edhe konkurrueshmeri mes kompanive. Sipas tij nuk mund të thuhet e njejta gjë për internetin, çmimi i të cilit vijon të jetë i lartë.

“Shqipëria nuk ka linja interneti të fuqishme. Interneti mbetet ende monopol, nuk kemi infrastrukturë. Ata që kanë infrastrukturën ofrojnë internet me cmim më të lartë. Kemi vetëm rastin e Postës Shqiptare, e cila ofron internet falas”

Në planin e ministrisë së tij mbetet sigurimi i internetit me cilësi e shpejtësi të lartë e cmime të ulëta”.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›