Pollo: Tre kushtet për vizat do të plotësohen së shpejti
Deklarata është bërë nga ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, i cili ishte i pranishëm sot në tryezën e qeveri-donatorë, nga ku ka theksuar se një nga tre kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria do të miratohet së shpejti nga Qeveria.
"Strategjia e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë, një nga tre kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, do të miratohet nga Këshilli i Ministrave në mes të qershorit", tha Pollo. Në vijim të fjalës së tij, ai përmendi reformat e 6 muajve të fundit të Qeverisë në një sërë fushash dhe impaktin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.
Lidhur me politikat ekonomike, ministri Pollo theksoi se "masat e marra nga qeveria shqiptare, investimet e mëdha në infrastrukturë, si dhe një ekspozim relativisht i vogël i sistemit tonë bankar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë pasur efekte pozitive në rritjen ekonomike të Shqipërisë". Lufta kundër krimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave, sipas ministrit Pollo mbetet prioritet dhe komuniteti i donatorëve ka mbështetur qeverinë me projekte të ndryshme në forcimin e masave antikorrupsion.