Kriza, integrimi dhe negociatat e mbetura peng
Të paktën kjo është përshtypje e jashtme, ndërkohë që opozita i është kthyer normalitetit parlamentar. Mesazhet e vazhdueshme nga institucionet më të rëndësishme evropiane, duket se kanë dhënë pak efekt për klasën politike në vendin tonë. çdo të ndodhë pas skadimit të “afatit” dy javor, afat për të cilin pati jo pak replika nëse ishte apo jo i tillë? A do të thërrasë sërish Brukseli në një “darkë” tjetër dy liderët kryesorë të politikës shqiptare?
Gjithsesi, apeli për tejkalimin e kësaj situate nuk ka munguar as ditët e fundit nga zyrtarët e BE-së, si Stefan Fule, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.
“Ata e kane procesin ne duart e tyre tani. Ata e njohin përgatitjen tonë për t’i ndihmuar sa me shume qe te mundemi. Ata janë në dijeni të kërkesave nga drejtuesit e dy grupeve më të mëdha politike ne Parlamentin Evropian. Topi është në fushën e tyre”, deklaroi Fule nga Sarajeva.
Nga një rezolutë e publikuar sot në të përditshmet shqiptare dhe që pritet të miratohet në fund të qershorit, PE-ja e cilëson si tepër të rëndësishme zgjidhjen e ngërçit disa mujor në Shqipëri. Madje, PE kërcënon se do të bllokohet edhe procesi i integrimit të mëtejshëm të vendit tonë, nëse nuk do t’i jepet fund kësaj krize.
“U kërkohet dy partive politike të negociojnë në kuadër të një rezultati pozitiv dhe të qëndrueshëm për zgjidhjen e krizës, duke nënvizuar se nëse s’ka kompromis, Komisioni Evropian mund të vërë në pritje të tërë procesin”, thuhet në rezolutën e Parlamentit Evropian, që pritet të diskutohet në fund të qershorit. Midis 114 amendamenteve është edhe ky kriter, çka mund të “japë” shtysë më tej “trenit” të politikës shqiptare në shinat e integrimit.
Në këtë kontekst, kryeministri Sali Berisha, deklaroi ditë më parë se kishte një projekt të propozuar nga maxhoranca dhe kërkoi nga opozita që të pranojë atë. Ende nuk dihet se ç’përmban ky projekt, për të cilin, opozita ka deklaruar se nuk ekziston. Kjo e fundit, me anë të kryetarit të saj, Edi Rama, ka kërkuar vazhdimisht nga qeveria që të gjejë një zgjidhje për krizën.
Ajo që dihet, është që tonet e politikës javën që po lëmë pas janë ulur ndjeshëm dhe kriza “kutia” duket se po shkon drejt “shërimit”. Gjithsesi, rezultati përfundimtar pritet të dalë në dritë në ditët në vijim. /S.Lleshi/start/