PD, Shehu: Kërkesa e PS për dieta për grevën, e turpshme
"Protesta e deputetëve socialistë për dieta ishte qesharake dhe e turpshme. Edhe kur vijnë në Parlament ata merren vetëm me interesat e tyre personale, meskine.
Gjatë këtyre ditëve ata kanë kërcënuar administratën e Kuvendit duke i kërkuar paga dhe dieta për ditët e grevës, në kundërshtim me ligjet dhe statusin e deputetit", tha Shehu për mediat.
Deputeti demokrat iu referua Kodit të Punës, sipas të cilit "grevë mund të bëjnë vetëm sindikalistët. Edhe kur greva është e ligjshme gjatë zhvillimit të saj pezullohet e drejta e pagës". Kërkesa e deputetëve të opozitës për dieta gjatë grevës tre javore para qeverisë, u bë mbrëmjen e shkuar në seancën e Kuvendit, kërkesë e cila u kundërshtua edhe nga kryeparlamentarja Topalli.