Thaci Viti 2010 viti i ndertimit te Kosoves dhe i njohjes si shtet

Prishtine 28 dhjetor NOA-Kryeministri i
Kosoves Hashim Thaci e ka cilesuar 2010-en si vit historik ne ndertimin e
shtetit te Kosoves dhe njohjes se tij.
Gjate nje interviste dhene per BBC Thaci tha se pavaresisht sukseseve ky vit
eshte perballur me sfida dhe veshtiresi te medha por te tejkaluara me sukses.
Fillimi i punimeve te autostrades Vermice-Merdar perpjekjet per njohje te reja
per vendin qe pas rreth 2 vjetesh pavaresi arriti shifren 72 ishin disa nga
sukseset e permendura.
Viti 2011 do te jete viti per Kosoven evropiane. Viti i reformave demokratike
dhe do te jete viti i liberalizimit te vizave. Do te kemi njohje te reja dhe do
te kemi konsolidim dhe forcim te shtetit u shpreh ai gjate kesaj interviste.
Thaci ka permendur edhe angazhimet per fitoren ne GJND duke njohur te drejten nderkombetare te shpalljes se Kosoves shtet i pavarur dhe Sovran e perforcuar me pas edhe ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Nder te tjera ai ka permendur mbajtjen e Ramush Haradinajt ne Hage duke deklaruar se beson tek pafajesia e tij duke theksuar se vendimi ishte i padrejte.
Lidhur me daljen nga koalicioni te LDK-se dhe shpalljes se Fatmir Sejdiut shkeles i Kushtetutes Thaci nuk u ndal gjate duke theksuar se nuk deshiron te perzihet me vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Sipas Thacit zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin te suksesshme te vleresuara edhe nga nderkombetaret por sipas tij ka mbetur per tu plotesuar edhe vakuumi i izoluar demokratik duke pasur parasysh zgjedhjet e 9 janarit ne tre komuna.
Lidhur me raportin e shumedebatueshem te Dick Martit ai e emertoi si nje raport
racist duke shtuar se do te punoje qe mbi Dick Martin te fitoje drejtesia legale
por edhe drejtesia e Zotit.