Lohan: Policia faktor i rëndësishëm në liberalizimin e vizave
Policia shqiptare është faktor shumë i rëndësishëm në procesin e liberalzimit të vizave. Kështu ka deklaruar Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan gjatë progres raportit të projektit të Pameca për Policinë e Shtetit. Sipas Ambasadorit Lohan, lufta ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe sigurisë së kufijve, janë sfida shumë të mëdha që presin policinë shqiptare. Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka bërë një prezantim të shkurtër të arritjeve konkrete në këtë progres raport. Sipas tij është bërë progres në sigurimin e kufijve, rritjes së besimit të qytetarëve tek policia si dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.