Pollo:Po merren masa për përballimin e situatës

Zëvendës kryeministri Genc Pollo në një konferencë për shtyp u shpreh për situatën e krijuar nga rreshjet në zonat malore. Sipas Pollos po merren masa për përballimin e situatës. Pollo mori pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencës.Po ashtu sipas raportit të Ministrisë së Brendshme kanë rifilluar reshje të dëborës në disa krahina të vendit dhe është nevoja për nderhyrje për të mbajtur të hapura akset rrugore dhe për të siguruar furnizimet thelbësore kryesore.Me vendim të shtabit u vendos që 6 automjetet borë pastruese të Xhenjos që disponojnë Forcat e Armatosura të dislokohen në segmentin Pukë - Fushë Arrëz- Shën Mëri - Kukës, Rreshen - Lurë, Bulqize - Maqellare e komunat e Librazhdit.