Dule: Qeveria të regjistrojë minoritetet
Në 60-vjetorin e Kartës Ndërkombëtare Universale për të Drejtat e Njeriut, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut si dhe disa shoqata të tjera që përfaqësojnë minoritetet, kërkuan dje nënshkrimin e Kartës Ndërkombëtarë për Gjuhët Minoritare. Sipas kreut të PBDNJ-së, Karta Ndërkombëtare për Gjuhët e Minoriteteve, jo vetëm që nuk është nënshkruar, por nuk ka asnjë të dhënë se mund të nënshkruhet së shpejti. "Karta Ndërkombëtare për Gjuhet Minoritare nuk është nënshkruar ende dhe nuk ka asnjë informacion për nënshkrim të mundshëm", - u shpreh Dule. Marrëveshja parashikon që pakicat do të kenë dy gjuhe zyrtare: shqipen dhe atë të minoritetit që përfaqësojnë dhe shteti shqiptar nuk e ka ratifikuar ende këtë konventë zyrtarisht, për shkak të kostos së lartë financiare. "Çështja e arsimimit është e rëndësishme për minoritetet. Duhet të merret një përgjigje nga ana e qeverisë. Komisioni i BE-së tërhoqi vëmendjen për këtë mangësi", - u shpreh Dule.
Njëkohësisht, Dule kërkoi që shteti shqiptar duhet të regjistrojë minoritetet, për të pasur një pasqyrim të saktë të realitetit shqiptar. Dule, i mbështetur edhe nga kreu i "Omonias", ka theksuar se ende nuk ka statistika të plota për numrin e minoritarëve në Shqipëri, duke kërkuar për minoritetet edhe të drejtën e arsimimit, gjuhës dhe respektimit të traditave. Kjo kërkesë është e hershme nga ana e kësaj partie. Mendimit të PBDNJ-së i janë bashkuar edhe shoqatat e minoriteteve, të cilat kanë deklaruar se Shqipëria ka ende shumë për të bërë, sidomos kundrejt paragjykimeve ndaj minoriteteve. Çështja e minoriteteve në vendin tonë ka qenë shpesh në qendër të debateve. Konkretisht, në Shqipëri, vëmendje e madhe i është kushtuar edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, në përputhje të plotë me Konventën për Eliminimin e Diskriminimit Racial, Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës dhe instrumenteve të tjera në këtë fushë.
Berisha: Qeveria greke nuk ndikohet nga klithmat ekstremiste
Kryeministri Berisha deklaroi dje se të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri kanë përbërë për qeverinë shqiptare një përmirësim madhor dhe ka shumë vendime, të cilat nuk janë marrë nga vende të tjera të rajonit siç janë marrë nga Shqipëria në favor të minoriteteve. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për përmirësimin e vazhdueshëm të këtyre të drejtave. Lidhur me deklaratat në media për presione ndaj qeverisë greke për mosratifikimin e MSA-së, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se qeveria greke nuk ndikohet nga klithmat ekstremiste dhe se ka një dialog konstant me qeverinë shqiptare. “Qeveria greke nuk ndikohet nga klithma ekstremiste ngado që t`i shkojnë ato. Është një qeveri demokratike, një qeveri që punon dhe ka faktuar se punon për marrëdhënie miqësore dhe normale me Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje 60 vjetorin e Deklaratës Universale të OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, e miratuar në Paris në vitin 1948. Sot, 18 vjet pas rënies së regjimit komunist, z. Berisha tha se ne kemi të drejtë të krenohemi me arritjet në fushën e të drejtave të njeriut. "Në Shqipëri liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, por kjo ditë na fton të gjithë që të jemi më të përkushtuar ndaj mbrojtjes së tyre, pasi megjithë progresin e pamohueshëm ekzistojnë probleme", theksoi ai. Në këtë drejtim, z.Berisha veçoi problemet serioze që ekzistojnë në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të ndryshuar me shpejtësi standardet ekzistuese në këtë fushë. "Probleme ekzistojnë edhe në procesin e kthimit të pronave", nënvizoi ai, duke kërkuar që të bëhët çdo përpjekje që të mbrohet e drejta e pronës si një e drejtë themelore e qytetarëve shqiptarë.
Basha: Të drejtat e njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë
Akademia Diplomatike e MPJ-së në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, zhvilloi dje konferencën “Shqipëria dhe të drejtat e njeriut”, me rastin e 60-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 10 dhjetor 1948. Në fjalën e tij, ministri Basha theksoi ndër të tjera se “përkujtimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut përbën një festivitet të dyfishtë për Shqipërinë, e veçanërisht për rininë e saj, po të kujtojmë se tetëmbëdhjetë vjet më parë në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, rinia e këtij vendi u ngrit hapur, me vendosmëri e guxim, për të kërkuar më shumë liri, më shumë dinjitet e më shumë të drejta, për t’i hapur rrugën një ere të re, të demokracisë dhe iniciativës së tregut të lirë”. Më tej, z. Basha vuri në dukje se “është tashmë e njohur se miratimi i Deklaratës Universale përcaktoi parimet themelore e vendosi standarde të përbashkëta për të drejtat e njeriut, gjerësisht të pranuara në mbarë botën. Gjatë këtyre 60 viteve, Deklarata Universale ka frymëzuar miratimin e mbi 60 instrumenteve ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut, midis të cilave nëntë instrumentet themelore të të drejtave të njeriut, çka përbën një sistem të plotë ligjor detyrues për të drejtën ndërkombëtare humanitare. Shqipëria është një ndër 90 demokracitë që Deklaratën Universale e kanë mishëruar në parimet kushtetuese të vendit. Në procesin e saj të demokratizimit e respektimit të të drejtave të njeriut, Shqipëria është bërë palë në tetë, nga gjithsej nëntë instrumentet themelore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke bërë pjesë në grupin e mbi 80% të vendeve të OKB-së që kanë ratifikuar katër ose më shumë të tilla”.
Rama: Shqipëria, vendi ku njerëzit nuk janë të barabartë para ligjit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje se Shqipëria mbetet një vend ku njerëzit nuk janë të barabartë përpara ligjit dhe ku qeveria jep përditë shembullin më të turpshëm të promovimit të kësaj pabarazie, duke u bërë strehë ministrash të pandehur që nuk paraqiten përpara drejtësisë. “Shqipëria mbetet një vend ku pabarazia përpara ligjit dhe abuzimi i pushtetit me ligjin bën që të cenohet përditë e drejta e qytetarëve të thjeshtë dhe që përditë klientët e qeverisë të përfitojnë padrejtësisht në kurriz të shtetit të të gjithëve”, - tha Rama, duke shtuar se “Shqipëria mbetet një vend ku e drejta e konkurrencës së lirë e të ndershme shkelet përditë nga një shtet i kapur prej një tarafi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin dhe nga një administratë e vënë tërësisht nën sundimin e interesave të këtij tarafi”. Ndër të tjera, Rama theksoi se Shqipëria mbetet një vend ku të drejtat e grave e të vajzave shkelen përditë dhe trafiku njerëzor për shfrytëzimin e tyre vazhdon të jetë një plagë e madhe, veçanërisht mes vajzave nën 18 vjeç që përbëjnë afro gjysmën e viktimave të këtij trafiku, ndërkohë që prej 17 vjetësh qeveritë i lënë vendin njëra-tjetrës pa bërë asgjë të veçantë në këtë drejtim.