Pollo:Tolerancë zero ndaj monopoleve të internetit

Dixhitalizimi në Shqipëri ka ende sfida përpara. Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo, në forumin e 3-të shqiptar të dixhitalizimit deklaroi se duhet që të punohet ende sidomos për infrastrukturën.
Pollo deklaroi se është mjaft e rëndësishme që të mos krijohen monopole dhe për këtë të ndërmeren hapa legjislative të cilat të gjejnë mbështetje në parlament.
Synimi kryesor i këtij forumi është të kthehet në një pikë takimi për sipërmarrësit e politikës dhe të biznesit në vend dhe për shkëmbimin e pikpamjeve të ndryshme.