Hamsik: Do ta mposhtim Villarrealin

Ylli i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ata duhet ta mposhtin Villarrealin për t`u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve.
“Ne duhet të përpiqemi ta mposhtim Villarrealin,ndërsa duhet të shohim edhe çfarë do të ndodhë në mes të Manchester Cityt dhe Bayernit”.
“Spanjollët po dështojnë në ligë dhe nuk kanë marrë asnjë pikë në Ligën e Kampionëve këtë vit, por ata ende janë një ekip i mirë, shumë i vështirë për t`u përballur. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë, ne do të duhet të vuajmë dhe të mundohemi deri në fund të 90 minutave nëse dëshirojmë të arrijmë sukses”, ka deklaruar Hamsik.