Poloni, ceremoni funerali për viktimat e aksidentit
Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua në kryeqytetin e Polonisë në kujtim të 96 viktimave që humbën jetën nga përplasja e avionit fundjavën e kaluar.
Fotot e viktimave ishin vendosur në sheshin "Pilsudski" ku u mbajtën fjalime në kujtim të viktimave.
Në këtë aksident humbi jetën presidenti i Polonisë Lech Kaczynski, gruaja e tij, personalitete si dhe drejtues më të lartë të ushtrisë.
Avioni presidencial i cili mbante në bord delegacionin që do të merrte pjesë në 70 vjetorin e masakrës së Katyn në të ciliën 22000 ushtarë polakë u masakruan nga forcat sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, u rrëzua në perëndim të Rusisë.
1.5 milion njerëz priten të marrin pjesë në ceremoninë mortore ditën e dielë ku në fillim do të zhvillohet një funeral shtetëror dhe më pas një shërbim në kishën e qytetit historik të Krakovit.
Ndërkohë shtohet frika se situata e krijuar nga hiri vullkanik i Islandës mund të pengojë udhëheqësit e huaj për të marrë pjesë në varrimin e presidentit Kaczynski ditën e dielë.
Por ministri i jashtëm polak Radoslau Sikorsky u shpreh se funerali do të vazhdojë siç është programuar.
Ndërkohë presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ndodhet në Poloni, presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të marin pjesë ndërsa kryeministri i Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero ka anuluar pjesmarjen e tij.