E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu në ceremoninë e varrimit të Presidentit të Polonisë

PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u nis sot për në Poloni, ku nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski.
Zyra e shtypit e Presidentit bëri të ditur se duke ndarë dhembjen me popullin polak, Presidenti Sejdiu u ka dërguar një telegram ngushëllimi për këtë ngjarje tragjike autoriteteve polake, ndërsa gjatë javës nënshkroi në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë.

Presidenti polak Kaczynski humbi jetën tragjikisht javën e kaluar në një aksident ajror në Smolensk, ku vdiqën edhe bashkëshortja e tij Maria dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë të shtetit polak.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›