E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, kontrollorët rusë devijuan aeroplanin e Kazinskit

Hetimet në Poloni kanë dalë në përfundimin se udhëzimet e gabuara të kontrollorëve të trafikut ajror në Rusi kanë çuar në rrëzimin e aeroplanit të presidentit polak, Leh Kazinski, më 10 prill të 2010-ës.

Presidenti Kazinski dhe 95 persona të tjerë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua, teksa përpiqej të ulej në qytetin Smolensk në verilindje të Rusisë.

Hetuesi Mirosllav Groçovski u tha gazetarëve në Varshavë se disa minuta para uljes, "kur avioni në fakt ishte 130 metra më lart dhe 80 metra jashtë linjës, kontrollorët e trafikut ajror rus thanë se ai ishte në linjë dhe nuk e paralajmëruan të rregullojë drejtimin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›