Ahmadinexhad: Tunizia drejt sundimit islamik

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha se tunizianët janë drejt rrugës për të vendosur sundimin islamik, pas rrëzimit të “diktatorit pro-perëndimor”.
Të martën, 228 ligjvënës të Parlamentit të Iranit nga 290 anëtarë që ka gjithseh kanë shprehur mbështetjen e tyre për atë që kanë quajtur “lëvizja revolucionare” e popullit tunizian.
Ngjarjet në Tunizi kanë nxitur protesta edhe në vende të tjera të botës arabe, përfshirë Algjerinë, Egjiptin dhe Jordaninë.