Kinë, zjarr në një rafineri nafte
Një rafineri nafte në verilindje të Kinës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një zjarr i fuqishëm.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Kina e Re”. Për momentin nuk ka lajme për persona tëplagosur nga zjarri, ndërsa zjarrfikëset po tentojnë të shuajnë flakët.
Mësohet se zjarri ka rënë në një rafineri të “China National Petroleum Corporation”, në Fushun, në provincën e Liaoning.