Poloni, lind bebja me 4.5 promilë alkool në gjak
POLONI-Një foshnje të porsalindur në Poloni i është gjetur përbërja prej 4.5 promilësh e alkoolit në gjak! Matja e sasisë u bë pasi nëna e foshnjës ishte një alkooliste e regjur, e cila, pak para se të lindte kishte pirë aq shumë alkool sa, kishte pësuar kolaps.
Gruaja shtatzënë është dërguar në spital pasi është konsideruar se jeta e saj është në rrezik. Matja e gjakut ka treguar se ajo vetë kishte 2.6 promilë alkool, që është dukshëm më pak se sasia e alkoolit e konstatuar tek foshnja.
Sipas një zëdhënëseje të policisë, jeta e nënës dhe e foshnjës kishte qenë në rrezik serioz sikur të mos bëhej ndërhyrja e shpejtë.
(d.b/BalkanWeb)