E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ndryshon qëndrim: Mund të rishohim mundësinë për koalicion, por me kushtet tona

TIRANE: Partia Fryma e Re Demokratike nuk e mohon mundësinë e koalicioneve paszgjedhore.

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet të kësaj partie në komunën e Xhafzotajt, në Qarkun e Durrësit, theksoi se FRD ka patur shumë oferta për bashkëpunim, madje i janë ofruar edhe karrige në parlament, por Fryma e Re nuk ka pranuar, pasi aleanca e saj është vetëm me qytetarin. Ne , u shpreh ai, "nuk e mohojmë mundësinë për koalicione, por ato do të zhvillohen sipas kushteve tona, pasi do të arrijmë numrat e nevojshëm për ta bërë një gjë të tillë".

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i bëri thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë këtë qeveri.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, që është edhe prijësi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Durrësit, u shpreh se çështja e koalicioneve ka qenë e paravendosur në FRD, pasi qysh një vit më parë, kjo forcë politike pati deklaruar se aleanca e saj e vetme do të ishte ajo me qytetarët.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›