E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohet një person për vrasjen e Enver Zymberit

PRISHTINË- Policia e EULEX-it ka arrestuar sot një person të dyshuar për vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik 2011.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave arrestimi u bë në fshatin Çabër, në veri të Kosovës, ndërsa identiteti i personit të ndaluar nuk bëhet i ditur.

Hetimi për vrasjen e Enver Zymberit është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

Polici Enver Zymberi është hero i operacionit të korrikut të vitit të kaluar të njësive speciale për vendosjen e kontrollit në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, në veri të Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›