E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, protesta kundër “censurës në internet”

Kryeministri polak, Donald Tusk, thotë se qeveria e tij të enjten do të firmosë Marrëveshjen Tregtare Kundër Falsifikimit (ACTA).

Traktati ka synim të vendosë standard ndërkombëtare për të drejtën intelektuale. Por, kritikët thonë se ky traktat prek lirinë e shprehjes. Në shenjë proteste janë hakuar uebsajtet e qeverisë teksa në shumë qytete anekënd vendit u organizuan protesta.

Shumica e turmave mbanin në dorë banderola ku shkruhej “jo censurimit” dhe “internet të lirë”./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-26 12:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›