E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiut i refuzohet kërkesa për fjalim në Kuvend

Për këtë arsye, Spahiu i ka dërguar një kërkesë të protokolluar institucionit të Parlamentit dhe kryetares së saj Jozefina Topalli, ku i kërkon mundësinë e të drejtës së fjalës në seancën plenare, në momentin ku rendi i ditës të nisë procedurat për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij.

Sipas zyrës së shtypit të KLD-së, Spahiu ka marrë përgjigje negative nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Marlind Myftiu, I cili I ka sugjeruar Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të lexojë rregulloren e Kuvendit, pa referuar asnjë pike apo nen të saj, sipas të cilës ai nuk mund të flasë në Seancë Plenare.

“Lidhur me këtë vendim të Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë denoncon sërish vendimin për të mos lejuar atë të flasë dhe të vetëmbrohet për akuzat e ngritura ndaj tij, dhe mbi të gjitha mbi sulmin që po I kryhet një institucioni Kushtetues si Këshilli I Lartë i Drejtësisë, të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka garantuar autonomi të plotë vendimmarrje, si rrjedhojë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, për të cilin Kuvendi I Shqipërisë, 33 deputetët e mazhorancës po tregojnë mungesë respekti duke shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante”, thuhet në reagim.

                                                                                             2012-01-26 12:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›