Poloni, punonjësit e hekurudhave në grevë 24 orëshe
Punonjësit e një kompanie hekururdhore në Poloni kanë nisur një grevë 24 orëshe.
Dhjetëra e mijëra pasagjerë në të gjithë vendin do të preken nga ndalimi e trenave për 24 orë të plota.
Sindikatat në Poloni janë duke kërkuar rritje page, ndryshime në organizimin e punës, si dhe investime në zhvillimin e kompanisë dhe industrinë e hekurudhave.
Planifikohet që kjo protestë të përsëritet edhe më 24 gusht.