Poloni, të paktën 8 të vdekur pas një aksidenti rrugor
VARSHAVË- Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e përplajes mes një minibusi dhe një kamioni, ndodhur në Przybedza në pjesën jugore të Polonisë, njoftoi policia.
Minibusi, që po transportonte pas punës minatorët e minierës lokale Myslowice-Wesola është përplasur me një kamion që po i vinte përballë.
Të paktën shtatë persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti automobilistik. Personi i tetë humbi jetën në spital.
(d.b/BalkanWeb)