Hana: Protokollet e mjekimit me kostot reale të shërbimeve

“Pas një pune 3 vjeçare të ISKSH-së për matjen e kostove të disa shërbimeve kryesore, mendojmë se ka ardhur koha të gjenden zgjidhjet për ndryshimin e mënyrës së financimit në spitale duke u bazuar në protokollet që po hartohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe aktorët e tjerë, të cilat duhet te bazohen në kostot reale të shërbimeve”, tha Hana.
Në zbatim të reformës në shërbimin shëndetësor parësor, ISKSH –ja ka kontaktuar me ofruesit shërbimeve duke marrë informacion real mbi gjendjen aktuale,duke iniciuar ngritjen e strukturave te reja administrative, plotësimin e tyre me personel të kualifikuar si : (qendra e kostos, qendra e përpunimit të të dhënave statistikore, ngritja e zyrës së informacionit dhe recepsionit). Në funksion të marrjes dhe përpunimit elektronik të të dhënave të pacientit
ISKSH-ja ndërtoi softin kompjuterik te llogaritjes se kostos sipas shërbimeve mjekësore dhe diagnozave duke e instaluar ne 39 spitale te kontraktuara, duke realizuar për herë të parë përpunimin e të dhënave të kartelës së pacientit në mënyrë elektronike . Në bazë të llogaritjeve, kostoja për 4 shërbime më kryesore është mesatarisht 55. 000 /lekë, por kjo ndryshon në bazë të sëmundjeve që ka pacienti.
Ndryshimet nga Spitali në Spital janë në vlera të ndryshme , për këtë arsye ISKSH-ja ka analizuar dhe faktorët që kanë influencuar, siç janë semundshmëria e ndryshme sipas zonave, numri i popullsisë sipas shpërndarjes gjeografike, struktura e popullsise sipas grup moshave, niveli ekonomiko -social, distancat e largëta në rajone, kultura mjekësore jo në nivelin e duhur, etj. /Start/
2012-03-28 13:19