E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojka: Greqia ende nuk e ka kapërcyer krizën

ATHINE - Greqia "ende nuk i ka kapërcyer problemet," por ka përparime dhe "shanse të mira për tejkalimin e krizës", thotë Mathias Morse, përfaqësuesi i Komisionit Europian në Greqi, në një intervistë të botuar sot në një gazetë gjermane.

"Unë besoj se gjatë gjysmës së dytë të 2012 ne mund të themi nëse gjërat janë duke lëvizur në drejtimin e duhur", thotë në intervistë anëtari i Trojkës, përfaqësuesi i Komisionit Europian, Mathias Morse.

Sipas tij, Greqia ka "shanse të mira për të kapërcyer zonën e krizës", edhe nëse kjo do të thotë "se duhet të marrë masa shumë më tepër të dhimbshme dhe shumë, shumë të forta."

Duke folur në të njëjtën temë, përfaqësuesi i FMN-së në Greqi, njëherësh shef i Trojkës, Paul Thomsen, argumentoi se megjithëse vendi ka bërë rregullim i rëndësishëm fiskal do të duhet të paktën një dekadë e plotë për të përfunduar riorganizimin.

Ai gjithashtu tha se Greqia ka për të kapërcyer tabunë e shkurtimeve në publik dhe eliminimin e organizmave publikë.

Edhe para parlamentit evropian, përfaqësuesit e Trojkës theksuan se zgjidhja për Greqinë është e dhimbshme, mirëpo nuk ekziston alternativë tjetër, me gjithë problemet e mëdha sociale që shkakton. Arsyet e dështimit të programit të parë, sipas tyre, lidhen me moszbatimin e reformave strukturore, me problemet e administratës publike dhe me mungesën e vullnetit politik. Ata insistuan në nevojën e uljes së pagave, që ekonomia greke të rifitojë kompetivitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›