E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasami, pranë Palermos

Pajtim Kasami është pranë transferimit te Palermo. Drejtori sportiv i klubit Rosanero, Walter Sabatini, e ka ndjekur që një kohë të gjatë futbollistin e ri shqiptar, ndërsa duket se tash do ta sjellë në Sicili, shkruante të hënën ueb faqja palermo24.net.

Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeve italiane, Palermo e ka kryer punën sa i përket marrëveshjes me ekipin e mesfushorit Bellinzona. Verën që shkoi, 17 vjeçari e kishte fituar gjyqin ndaj ekipit të tij të atëhershëm, Lazio, me të cilën më pas e shkëputi kontratën.

Klubi Biancocelesti nuk e kishte inkuadruar as në ekipin e parë e as në ekipin e të rinjve, plus nuk ia kishte kryer obligimet financiare, kështu që ai vendosi të kthehej në Zvicër.

Pas përfundimit të kësaj çështjeje, kampioni i botës me U17 të Zvicrës ishte transferuar te Bellinzona në dhjetor të vitit 2009. Fillimisht, Kasami nuk inkuadrohej në lojë nën drejtimin e Alberto Cavasin, por me shkarkimin e trajnerit italian dhe me emërimin e Roberto Morininit, ishin rritur hapësirat në fushë për futbollistin shqiptar. Më 10 prill të këtij viti, në sfidën në shtëpi ndaj Young Boys, ai e ka realizuar golin e parë në Super League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›