E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Kumbaron

Ngërçi për zgjidhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë ka shtyrë edhe seancën gjyqësorë në ngarkim të ish-shikasit Ilir Kumbaro. Ndryshimi i masës së sigurisë për Kumbaron, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, nga arrest në burg në pushimin e saj, do të merret vetëm kur të plotësohet numri prej 17 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë.

Kështu në seancën e rradhës të ditës së martë kolegji penal nuk ka arritur të marrë një vendim për të vendosur nëse do të lihej në fuqi vendimi i gjykatës së apelit për krimet e rënda, arrest në burg apo kjo do të rrezohej ashtu siç pretendojnë avokatët.

Edhe pse kolegji penal i përbërë nga 12 gjyqtarë ka votuar, votat kanë qenë të barabarta 6 me 6 duke mos u marrë asnjë vendim për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë së Ilri Kumbaros.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka 14 gjyqtarë, por dy prej tyre nuk mund të plotësojnë kolegjin penal, siç është Medi Bici dhe Mirela Fana, pasi nuk mund të gjykojnë këtë çështje për konflikt interesi.

Kështu tashmë kjo mbetet vetëm në zgjdhjen e anëtarëve të rinj për të bërë të mundur edhe plotësimin e kolegjit penal të Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›