Polonia goditet nga tornadot
Poloni- Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën gjatë një sërë tornadosh që goditen pjesën veriore dhe perëndimore të Polonisë.
Erërat e forta goditen Kujawa-Pomorze dhe Wielkoploska duke shkatërruar 100 shtëpi. Rreth 400 hektarë pemë janë dëmtuar gjithashtu në pyllin Bory Tucholskie, një park kombëtar dhe një destinacion i popullarizuar turistik.
BBC raporton se linja e elrktricitetit janë dëmtuar rëndë. Korespondentët thonë se edhe pse tornadot nuk janë të panjohura në Poloni seria e kësaj verë ka qënë veçanërisht dramatike dhe parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se stuhitë do të vazhdojnë.
Siaps raportëve të medias lokale një 60-vjeçar humbi jetën në fshatin Wycinki pasi u zu nga rrënojat e shtëpsië së tij që u kolaps. Banorët e kanë përshkruar si një zhurmë të tmerrshme momentin kur tornado u afrua.
Një operacion i madh shpëtimi është në proces pasi shumë njerëz janë mbuluar nga çattië e tyre, rrugët janë pastruar nga pemët dhe linjat e energjisë janë riparuar.
Dorina Bilbili/IDEA/