Mançini i mbyll derën Milanit, Dzeko dhe Tevez të pashitshëm
Manchester City nuk ka ndërmend të shesë dy nga xhevahirët e sulmit Dzekon dhe Tevez te Milan për të zëvëndësuar Ibrën, që është me valixhet gati drejt Parisit. S’ka asnjë derë të hapur, Roberto Mançini tregohet stoik për të mbajtur të pandryshuar vijën e parë të sulmit.
Të dy do të qëndrojnë, janë pjesë e skuadrës sime. Kemi një projekt shumë të rëndësishëm-është shprehur Mançini. Tek Milan vazhdon të qëndrojë ende opsioni Matia Destro, i shumëkërkuar edhe nga ekipe të tjera.
Juventus, Inter, Roma janë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit të ri që është në bashkëpronësi mes Sienës dhe Xhenovës. Vlera e kartonit të tij qëndron në shumën 12 milion euro, e përballueshme nga klubi kuqezi pas shitjes së Ibrës dhe Thiago Silvës.
Në Angli qarkullojnë thashetheme të ndryshme ku mendohet se City është i gatshëm të marr Van Persin për 30 milion dhe të shes një mes Tevez dhe Dzekos. Agjeti i Tevezit duhet të nisej këtë javë për tu takuar me klubin e Milanit për të diskutuar për një transferim të mundshmë por trajneri italian i bën shanset zero.
Të dy janë të pashitshëm. Në ditët ne vazhdim pritet të kutphen skenare të reja rreth merkatos ndërsa në sfond qëndron edhe sulmuesi brazilian Leadro Damiao.
