Polonia ironizon Gjermaninë me foton e Merkel
POLONI-Kancelarja gjermane Angel Merkel përshkruhet si një viktimë e një kampi përqëndrimi në kopertinën e një reviste të njohur polake.
E veshur me pizhame, me shami në kokë si hebrenjtë, Merkel ka në gjoks dhe një numër të stampuar. Imazhi me Merkel ka intensifikuar luftën diplomatike mes dy shteteve, Gjermanisë dhe Polonisë, lidhur me fajin e kohës së luftës.
Revista mban si titull “Falsifikimi i Historisë. Si gjermanët e bënë veten viktima të Luftës së Dytë Botërore”.
Polonia akuzon fqinjin e saj se po manipulon faktet historike dhe se po bën viktimën lidhur me Luftën dhe krimet që u bënë gjatë saj.
Arsyeja e inatosjes së polakëve ka qenë një dokumentar gjerman me titull, “Nënat dhe baballarët tanë”, që fokusohet në fatet e 5 gjermanëve të Luftës së Dytë Botërore dhe përshkrimin e rezistencës polake si anti-semite.
Madje një partizan në dokumentar shprehet se “ i mbytëm hebrenjtë si minjtë në cark”.
Por, imazhi i Merkel nervozoi realisht gjermanët në Gjermani, të cilët e dënuan kopertinën skandal sipas tyre.
(d.b/BalkanWeb)