E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pako me eksploziv në redaksinë e ''La Stampa''

ROMË- Një pako e mbushur me eksploziv u zbulua sot në redaksinë e të përditshmes ''La Stampa'', e përditshmja më e madhe e Torinos, pronë e grupit Fiat, njoftoi gazeta në faqen e saj të internetit.

Pakoja e mbushur me eksploziv, një lloj çante për CD, përmbante një sistem mekanik i aftë për të shpërthyer paketën, por detonatori ka qenë i vendosur gabimisht dhe për këtë arsye shpërthimi nuk ka ndodhur.

Një punonjës ka hapur me kujdes pakon dhe pas dyshimeve ka lajmëruar policinë që ka evakaur redaksinë e gazetës.

Sipas ''La Stampa'', pako të ngjashme u janë dërguar së fundi karabinierëve dhe zyrave të Equitalias, agjencia italiane e mbledhjes së taksave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›