Zgjatimi i Bulevardit dhe Lumi i Tiranës, miratohet granti 7 mln eurosh i qeverisë së Katarit
TIRANË- Këshilli Bashkiak me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime ka miratuar grantin prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e Bulevardit të madh 'Dëshmorët e Kombit' dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.
Gjatë diskutimii për projektin për zgjatimin e bulevardit të madh 'Dëshmorët e Kombit' dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, këshilltarë e majtë u përfshinë në debate me kryebashkiakun Basha.
Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë fjalës hapëse të mbledhjes vlerësoi dy projektet të rëndësishme për Planin Urbanistik të Tiranës si dhe për zhvillimin e kryeqytetit.
Këshilltari i majtë Aldrin Dalipi në emër të socialistëve ka sulmuar Planin Urbanistik të Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Basha për klientelisëm dhe fushatë elektorale.
“Tirana është mbushur me ndërtime pa leje, që jo vetëm e kanë vënë në pikëpyetje planin por edhe besimin e qytetarëve. Plani ishte për efekte klienteliste dhe elektorale po shtoi dhe interesa te tjera. Plani Urbanistik nuk është gjë për tu mburrur pasi është plan klientelist. Ne kemi qenë kundër buxhetit pasi nuk ka qenë transparent dhe nuk na është dhënë asnjë informacion”, tha Dalipi.
Basha hodhi poshtë akuzat duke theksuar se këshilltarët e majtë po parashtrojnë arsye politike me qëllim mosvotimin e vendimeve. Sipas Bashës Plani Urbanistik i Tiranës është bërë në transparencë të plotë pasi është diskutuar për 3 muaj rresht me qytetarët edhe grupet e interesit.
Qeveria e Katarit ka ofruar një grant prej 7 milionë eurosh për financimin e këtij projekti, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.
Në projektvendimin e propozuar nga Bashkia e Tiranës përcaktohen detyrimet financiare që rrjedhin nga ky grant. Bashkia do të ketë për detyrim lehtësimin e procedurave dhe praktikave që do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit. Po kështu duhet të mbulojë të gjitha taksat direkte dhe indirekte, si dhe taksat doganore që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar. Po kështu, Bashkia do të përzgjedhë supervizorin për mbikëqyrjen e punimeve të këtij projekti deri në realizimin e tij.
KËSHILLI BASHKIAK DISKUTIME PËR PROGRAMIN EKONOMIK DHE PUNËSIMIN
Pas miratimit prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e Bulevardit të madh 'Dëshmorët e Kombit' dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, Këshilli Bashkiak vijoi me diskutime për programin ekonomik dhe punësimin
Këshilltarët u përfshinë në diskutime për procedurat për përzgjedhjen e bankës së nivelit të dytë, e cila do të lëvrojë fondin prej 1 milion eurosh nga i cili do të përfitojnë të gjithë të rinjtë deri në 35 vjeç që duan të hapin një biznes.
Nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku deklaroi se vetëm në 4 vitet e fundit janë hapur 8200 vende pune.
ZGJATIMI I BULEVARDIT DHE REHABILITIMI I LUMIT TË TIRANËS
Projekti për zgjatimin e bulevardit të madh Dëshmorët e Kombit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës janë ndër çështjet kryesore që po diskuton Këshilli Bashkiak sot në mbledhjen e tij të radhës. Qeveria e Katarit ka ofruar një grant prej 7 milionë eurosh për financimin e këtij projekti, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.
Në projektvendimin e propozuar nga Bashkia e Tiranës përcaktohen detyrimet financiare që rrjedhin nga ky grant. Bashkia do të ketë për detyrim lehtësimin e procedurave dhe praktikave që do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit. Po kështu duhet të mbulojë të gjitha taksat direkte dhe indirekte, si dhe taksat doganore që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar.
Po kështu, Bashkia do të përzgjedhë supervizorin për mbikëqyrjen e punimeve të këtij projekti deri në realizimin e tij. Në mbledhjen e së martës Bashkia do të dërgojë për miratim edhe një tjetër projektvendim. Në të përcaktohen kriteret dhe procedurat për kriteret e përzgjedhjes së bankës së nivelit të dytë, e cila do të lëvrojë fondin prej 1 milion eurosh nga i cili do të përfitojnë të gjithë të rinjtë deri në 35 vjeç që duan të hapin një biznes.
Këshilli do të diskutojë edhe katër p/vendime të tjera si: p/vendimi për "Miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2014-2016"; "Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, datë 12.10.2011 për “Miratimin e Strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës" (i ndryshuar)”; "Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.17, datë 28.02.2013 mbi "Politikën e decentralizimit të disa kompetencave ligjore pranë organeve të Njësive Bashkiake të Tiranës si dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20 datë 30.04.2007 "Per kalimin e disa kompetencave Njesive Bashkiake dhe një ndryshim në numrin e punonjesve te Njesive Bashkiake dhe Drejtorise se Pergjithshme Nr.1 te Punetoreve te Qytetit" (i ndryshuar)”; “Miratim dhënie ambienti në përdorim Shoqatës Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar "Shpresa për Jetën", me destinacion për Qendër Sociale.
(e.m/BalkanWeb)