E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet aktorja e “Seksi dhe Qyteti”: Jam në dietë që prej vitit 1974

SHBA- E paharrueshmja e serialit të famshëm amerikan “Seksi dhe Qyteti”, (Sex and The City), mundohet shumë për të qëndruar gjithmonë në formë megjithëse ajo tashmë është 56-vjece.

Aktorja Kim Cattrall, e cila luan rolin e Samantha Jones në film, është rr3ëfyer për revistën Woman & Home”: “Kujdesem vetëm për shëndetin tim, përfshi edhe dietat që përdor. Bëj shumë ushtrime fizike të cilat më bëjnë që të reduktoj në maksimum stresin. Bëj shaka kur them se jam në dietë që prej viti 1974, por në fakt pak e a shumë është e vërtetë”.

“Më pëlqen ushqimi dhe trupi im nuk është shumë i hollë në këtë moshë që kam. Kështu që tregoj shumë kujdes në atë cfarë ha dhe pi. Është thjesht një mënyrë të jetuari”, shton Kim.

Ndër te tjera aktorja rrëfen se është beqare por kjo nuk do të thotë sipas saj se po kërkon një mashkull përkrah. Kim Cattrall ka qenë e martuar 3 herë si dhe mban dy divorce në shpinë dhe një anullim martese.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›