E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE shqyrton problemet e sektorit energjetik në Bullgari

SOFJE- Një mision i Komisionit Evropian do të shqyrtojë duke nisur nga java e ardhshme, me kërkesë të qeverisë bullgare, sektorin energjetik në vend, njoftoi sot ministria bullgare e Ekonomisë dhe Energjisë.

Kryeministri i përkohshëm, Marin Rajkov kishte kërkuar, gjatë një vizite më 28 mars në Bruksel, një shqyrtim të thellë të çështjeve energjetike nga organet e specializuara të Komisionit Evropian.

''Ekspertët e drejtorisë së përgjithshme të Energjisë të Komisionit Evropian, pritur javën e ardshme në Sofje, do të shqyrtojnë legjislacionin dhe strukturën e sektorit të energjisë në kuadër të identifikimit të problemeve kryesore'', theksoi ministri bullgar në një komunikatë.

Protestat masive kundër çmimeve të larta të energjisë dhe kundër monopoleve në energji shkaktuan më 20 shkurt dorëheqjen e qeverisë konservatore të Bojko Borisov.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›