E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy e quan Netanyahun “gënjeshtar”

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e quajti “gënjeshtar” kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një bisede me presidentin amerikan, Barack Obama, të cilën e dëgjuan gazetarët.

Komentet e bëra në javën e kaluar gjatë samitit të G 20-ës në Kan të Francës u plasuan në faqen e internetit të një mediumi francez, mirëpo shumë gazetarë konfirmuan ta kenë dëgjuar bisedën private ndërmjet Sarkozysë dhe Obamës.

Mësohet se gjatë kësaj bisede, Sarkozy i ka thënë Obamës se ai “nuk mund ta durojë më Netanyahun, sepse ai është një gënjeshtar“.

Në komentet e përkthyera në frëngjisht, Obama tha se ka punë në baza ditore me Netanyahun, pavarësisht mendimit të Sarkozysë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›