E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orkestralja banale e Edvinit per buxhetin e investimeve

27-11-2010 / Redaksionale

Po marrim ne analize konferencen e xhumase te liderit Socialist Edi Rama perkunder mini-protestes se djeshme ne Elbasan pasi paraqet elemente me interesante sesa ekskursionet rutine te rretheve socialiste. Perpos perseritjes se miratimit te buxhetit per 2011-n si dhe pergatitjes se zgjedhjeve lokale ne vend qe sipas Rames po behet cmos te manipulohen - nje gje tjeter na terheq vemendjen. Dicka sinjalizuese per forma-mentis-in politik te kryetarit te opozites. Dicka e frikshme qe vjen nga procedura e se kaluares se nje vendi perballe sfidave te integrimit.
Nuk e di nese e keni vene re fiksasionin me te ri te inventarit leksikor te Edvin Rames lema orkestrim. Sepse eshte e disata here qe ai e perdor orkestrimin pa karar dhe me zarar per te thene se ka sabotim. Fillesa paranojake e orkestrimeve filloi diten e kolapsit te trafikut te Tiranes kur ai tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha kishin orkestruar gjithcka. E gjitha kjo ishte qesharake per nga trajtimi qe i beri politikisht Rama permes teorise se sabotimit. Gjithcka ishte e destinuar te rreshtohej tek deshtaket teksa sheh transferimin e nje ceshtjeje keq-administrimi tek sirtari i nje konspiracioni politik me autore.
Ne predikimin e djeshem ai ashtu sic eshte i dashuruar me fjalen orkestrim tha se Parlamenti ishte nje shfaqje e orkestruar nga Berisha. Domethene 20 ore ligjerime politike ne Kuvend per projekt-ligjin me te rendesishem te vitit politik qenkan rezultat i dirigjimeve orkestrale te kryeministrit Berisha.
Sakaq kreu i PS-se harron se gjysma e 20 oreve pra fiks 10 ore ishin ligjerime retorike te deputeteve socialiste per projekt-buxhetin. Harron pa qellim se banda frymore ku muzikantet ylberiste i bien tambures dhe hartimeve te tij. Harron qe ka braktisur bashkine e Tiranes qekurse eshte ne krye te PS-se. Prandaj sa here i ndodhin aksidente keq-administrimi ne Tirane per faj paaftesise proverbiale ai krijon diversione tymuese si frymezimi i tij shpirteror me grupe sabotatore ndaj popullit. Harron Rama se keto teori diversioniste kane funksionuar ne te kaluaren ne te tashme jane aq te lexueshme sa qesharake. Telenovelat me konspiracione te oborrit jane shpikje te atyre njerezve qe jane te modifikuar gjenetikisht nga diktatura totalitare. Transferimi i pergjegjesise nga vetja tek te tjeret eshte transfert-i me simbolik i shterpesise se realitetit.
Per me teper harron se e ka kthyer opoziten ne nje OJP ne nje organizate jo parlamentare. Per te mos folur per divorcin nga fletet e votimit per materialet zgjedhore. U hoq dore pa shpjegime perse nje kauze demokratike 18 mujore qe narkotizoi cdo projekt tjeter politik u shnderruar ne nje nivel komisionaresh prej se cilit as nuk vertetohet dot nese zgjedhjet jane manipuluar as sesi mund te jene manipuluar dhe as se kush duhet denuar sikur te jene te manipuluara. Bile u prapesua prapesua nga mocioni per kryeministrin dhe kryetaren e parlamentit Z. Topalli pa a asnje motiv te besueshem dhe serioz. Askush prej nesh ende ska kuptuar cila ishte strategjia e deklaruar gjate Asamblese se fundit socialiste ne restorant Xibraku me 12 nentor. Me nje papjekuri akute shpresonte qe kinse debatet e brendshme te ndonje deputeti te shumices me krye-parlamentaren Z. Jozefina Topalli mund te favorizonte nje votes kundra saj. Ky naivitet I Rames vinte kryesisht sepse ndofta nuk kupton mire proceduren parlamentare se pse do te dinte se ne parlament shqiptar votohet gjithmone politikisht per rrjedhoje cdo vote kundra apo abstenimi ndaj Z. Topalli do te gjykohej si akt i qarte politik qe do te te lexohej si vote kunder maxhorances.
Sidoqofte me keto prapesime nga fushe-beteja politik shume socialiste ka filluar te dyshojne shefi i opozites edhe pse i fillon mire punet i mbaron keq ato. Pse eshte e qarte tash se Edvini si shkon deri ne fund asnje kauze njelloj si ne profesion dhe ne jeten personale mbetet i paperfunduar. I paplotesuar me vlera karakteriale te themelta. Ne politike cfare thote sot nuk thote neser dhe tjeter mendon e tjeter thote. Busull-humbur si cifuti ne shkretetire ne gjurmim te oazit te pushtetit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›