Tenis, Jankovic mund ne finale rusen Petrova

Serbja Jelena Jankovic ka fituar turneun e Shtutgardit, pasi ka mundur në finale rusen Nadia Petrova me rezultatin 6-4 dhe 6-3.
Trofeu i dytë brenda një jave, e rendisin tenisten 23 vjecare në krye të renditjes botërore, duke e bërë dhe sportisten e pare serbe që arrin në majën më të lartë të tenisit botëror.
Jankovic që i merr kështu vendin e parë amerikanes Uilliams ka arritur të mbyllë finalen në një kohë 1 orë e 23 minuta, duke bërë të veten jo vetëm trofeun por edhe shpërblimin prej 650 mijë dollarësh.
"Pas fitores në Kinë, loja ime ishte në rritje dhe loja më mirë se herët e kaluara. Të fitosh 2 trofe në 2 javë është dicka shumë e këndshme", ka thënë pas finales, serbja Jankovic.