Polonia zgjedh Bosnjën, alternativa mbeten klubet
Dështon përfundimisht miqësorja e kombëtares shqiptare ndaj Polonisë, e planifikuar të luhej me datë 27 maj. Pas faksit paralajmërues së dy ditëve më parë, Federata Polake ka zyrtarizuar përfundimisht Bosnjë-Hercegovinën si kombëtaren me të cilën do të ndeshet para fillimit të EURO 2008, duke lënë kështu skuadrën e drejtuar nga Ari Han pa një kundërshtar. Shkak është bërë pasiguria e zhvillimit të një ndeshje me kuqezinjtë, për shkak të pezullimit që FIFA dhe UEFA i kanë bërë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke mos lejuar që të zhvillojë as miqësore gjatë periudhës që ky vendim rri në fuqi. Ndonëse FSHF-ja është munduar në të gjitha mënyrat të bindë palën polake se konflikti me MTKRS-në është mbyllur dhe shumë shpejt do të hiqet vendimi i pezullimit, miqësorja është anuluar. Gjithsesi, ka mbetur në fuqi vendimi për të zhvilluar një zbor stërvitor gjatë muajit maj me lojtarët e kombëtares, të cilët mund të zhvillojnë miqësore me disa prej klubeve gjermane. Megjithatë, ekziston edhe një alternativë rezervë, ajo e Turqisë, me të cilën ishte planifikuar të luhej një miqësore në muajin gusht.
Ndonëse FSHF-ja dhe shteti shqiptar janë angazhuar plotësisht në zgjidhjen e shpejtë të konfliktit dhe ripranimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, futbolli shqiptar vazhdon të vuajë pasojat e kësaj krize. Pas Arabisë Saudite dhe Moldavisë, Shqipëria ka humbur një tjetër mundësi për të zhvilluar miqësore, këtë radhë përballë Polonisë, e cila kishte përfshirë kuqezinjtë në axhendën e saj të përgatitjeve për pjesëmarrjen në EURO 2008. Polakët kanë konfirmuar dje emrin e Bosnjë-Hercegovinës si kundërshtaren e tyre të radhës për datën 27 maj, në vend të Shqipërisë. Një lajm i tillë i ka ndryshuar përsëri planet e trajnerit Ari Han, i cili kishte planifikuar që gjatë majit të grumbullonte për herë të parë kombëtaren, në mënyrë që të shihte nga afër lojtarët. Trajneri holandez tashmë do të jetë i detyruar t‘i shohë vetëm në stërvitje futbollistët, ndërsa mund të zhvillojë gjatë ditëve të grumbullimit të majit disa miqësore me ekipet gjermane. Vetë trajneri holandez ka marrë përsipër organizimin e ndeshjeve të tilla, ku një prej skuadrave mund të jetë Shtutgarti dhe ekipe të krahinës, ku do të sistemohet grupi kuqezi. Burime pranë FSHF-së kanë konfirmuar se ekziston edhe një hipotezë rezervë për zhvillimin e një miqësoreje me një kombëtare gjatë majit, pasi është kontaktuar Turqia. FSHF-ja kishte një akord parimor me Federatën Turke për zhvillimin e një miqësoreje gjatë muajit gusht, ndërsa dje i ka kërkuar kësaj të fundit që ndeshja në fjalë të zhvillohet në maj. Megjithatë, duket se kombëtaret e tjera nuk kanë dëshirë të planifikojnë ndeshje ndaj kuqezinjve, për sa kohë që Shqipëria është e pezulluar nga FIFA dhe UEFA, duke vështirësuar ndjeshëm punën e FSHF-së dhe trajnerit Han.
Holandezi duket se është personi më i shqetësuar nga kjo situatë, pasi prej 4 muajsh nuk po arrin të zhvillojë një miqësore me kombëtaren, drejtimin e së cilës e ka marrë që në ditët e para të janarit. Han u ka bërë të qartë gjatë ditëve të fundit drejtuesve të FSHF-së se nuk duhet të kërkojë "mrekulli" nga ai për eliminatoret e Botërorit 2010, pasi ai nuk e ka pasur mundësinë të përgatitet siç duhet, për shkak të mungesës së miqësoreve. Si rrjedhojë, konflikti FSHF-MTKRS ka penalizuar në mënyrë të ndjeshme futbollin shqiptar dhe rrezikon të kthejë në dështim një tjetër edicion të kuqezinjve.