E Diel, 1 Nëntor 2026

Pone: Nuk ka ndarje territoriale para zgjedhjeve

Ndarja e re territoriale e vendit nuk do të realizohet para zgjedhjeve të përgjithhme të qershorit të 2009-ës për të shmangur përplasjet politike. Zv/ ministri i Brendshëm Ferdinand Poni ndërsa ka theksuar rëndësinë e një ndarjeje të re administrative të vendit pasi ekzistuesja ka dëshmuar mjaft probleme, ka deklaruar se kjo do të realizohet vetëm pas zgjedhjeve parlamentare, pasi kërkon një konsensus të madh për shkak të domosdoshmërisë së ndërhyrjes në Kushtetutë. Pavarësisht se kur do të ndodhë ndarja e re territoriale e vendit , dhe pavaresisht nëse do të kemi 2 apo 4 rajone, një ndërhyrje e re në Kushteutë për këtë problem i jep të drejtë shumë konstitucionalisteve që deklarojnë se duhet bërë një rishikim i plotë i ligjit themeltar të shtetit , në vend që të bëjmë ndërhyrje të veccanta për sistemin zgjedhor, për imunitetin e për ndarjen administrative të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›