E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtohet Kodi i ri Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve pritet të marre sot në shqyrtim Kodin e ri Zgjedhor, pas kthimit të tij në Kuvend nga Presidenti i Republikës.Kodi është miratuar me konsensusin e PD-së dhe të PS-së, ndërkohë që është kundërshtuar ashpër nga LSI-ja dhe disa parti të tjera te vogla.Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, tha se LSI-ja nuk do të marre pjesë në këtë diskutim, pasi ata nuk kanë ndonjë kundërshtim për dy nenet, për të cilat Presidenti ka kthyer Kodin në Kuvend.Sipas Brahos, në bazë të rregullores, Kuvendi nuk ka të drejtë të marrë në shqyrtim të gjithë Kodin, ndaj nuk mund të propozohen amendamente, por shqyrtohen vetëm nenet për të cilat kreu i shtetit ka kthyer ligjin e miratuar me shumicë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›