Rama,bashkë fitojmë ndaj korrupsionit

Kryetari i PS-së, Edi Rama në një konferencë për shtyp duke iu referuar ditës botërore kundër korrupsionit tha se qeveria është e njehsuar me korrupsionin. Sipas tij dalja nga tuneli i korrupsionit është e pamundur me në krye Sali Berishën "Sot është dita kur shqiptarët kërkojnë drejtësi për të vdekurit e Gërdecit, për qindra miliona euro të grabitura në vendin e punës dhe për abuzimin marramendës nga pushtetarët dhe sekserët e këtij vendi", u shpreh Rama. Duke iu referuar biznesmenit Damir Fazlliç kryesocialisti tha se nëpërmjet bashkëupunimit korruptiv me pushtetarët ai bërë në Shqipëri 50 milion euro. Rama apelon bashkim të ri për të gjithë shqiptarët. "U them gjithë shqiptarëve të bashkohen për ti dhënë jetë një bashkimi të ri që do na bëjë të mundur fitoren e betejës ndaj korrupsionit. Duhet të bëjmë realitet kthesën e madhe", përfundoi Edi Rama.