E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradë, makina përplas për vdekje 40-vjeçarin

Durrës, 9 Dhjetor, 12:50, NOA - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Derven të Fushë Krujës.

Burime policore të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, thanë për agjencinë NOA se, një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë.

Një makinë ka përplasur për vdekje Bardhok Lukën, 40 vjeç, ndërsa ky i fundit po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Derven. Uniformat blu, thanë se, kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, por emri i tij nuk është bërë ende i ditur.

a.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›