Rama: Qeveri e korruptuar
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi sot se korrupsioni është njëjësuar me qeverinë Berisha, dhe sipas tij, vendi do të shpëtojë vetëm me ardhjen e socialistëve në pushtet, me anë të bashkimit të ri, që e ka hedhur prej kohësh në tregun elektoralo-politik shqiptar, si bashkimi përtej së majtës dhe së djathtës.
Duke folur me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Rama tha se shqiptarët votuan për një qeveria pa korrupsion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, por që në fakt sipas kreut socialist ndodhi e kundërta. Shefi i opozitës, shtoi se vendi është peng i një grupi politikanësh.
Sipas tij, plazhet, lumenjtë, ullishtat dhe një sërë sektorësh të tjerë në vend, po masakrohen për përfitime të disa individëve pranë qeverisë. Ai ka kërkuar edhe përgjigje për miliona euro të shkuara dëm në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.