E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kush do te fitoje certifikata pronesie

Dy zona te tjera kadastrale, prioritet i regjistrimit te pasurise ne Fier. Pervec pjeses se qytetit qe disponon dokumentacion perkates per pasurite e tyre te paluajtshme, tashme u eshte dhene mundesia edhe per 2 zonat e tjera kadastrale te qytetit te Fierit, 85/31 dhe 85/34 te cilat me pare nuk kane qene ne sistem regjistrimi. "Gjysma e Fierit, tashme i bashkohet gjysmes tjeter duke e bere te plote kete proces", - tha kreu i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Fier, Tomor Allkushi. Sipas tij, ata qytetare te Fierit te cilet me pare kane vertetuar pronen e tyre nepermjet vertetimeve hipotekore , tashme do te kene ne dore certifikaten e pronesise. "Ftojme te gjithe ata qytetare, te cilet nuk kane pasur vertetim hipotekor per pronat e tyre, madje nuk i kane te regjistruar fare ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme, te vijne ketu dhe te kryejne te gjitha procedurat e duhura. Ne kete proces do te pershihen lagjet "Kastrioti", "16 prilli", apo "Afrim i ri". Deri tani ka pasuri qe jane regjistruar ne zyrat e regjistrimit, por ka pasuri, qe qytetari nuk i ka sjelle asnjehere dokumentet e kesaj pronesie per ta regjistruar", u shpreh Allkushi. Nga ana tjeter, kreu i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tomorr Allkushi, ka kerkuar nga te gjithe kreret e rajoneve te ketij qyteti per te bashkepunuar per kete proces, duke sensibilizuar banoret per t'u bere pjese e ketij procesi dhe duke u bere pronare te vertete dhe me dokumente te prones se tyre. "Ne duam te sensibilizojme qytetaret qe te vijne prane Zyrave te Regjistrimit te Pasurise ne Fier te bejne regjistrimin e pasurive te tyre. Eshte nje proces shume i rendesishem. Ne vitet e kaluara ka pasur shume indiference nga qytetaret, por kjo gjendje duhet te marre fund, me qellim qe te gjitha pasurite te regjistrohen dhe qytetaret te marrin vertetimin hipotekor" - ka thene Allkushi, i cili ka prezantuar dhe afate per cdo ankese nga qytetaret, e perfshire ne kete proces.

Xh. Beharaj

Ankimimi

Sipas kreut te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Fier, pas shpalljes se listave me emrat e banoreve ne keto zona kadastrale, ose ne te gjitha lagjet e qytetit te Fierit, te perfshira ne sistem regjistrimi, kane te drejten e ankimimit te te dhenave te kryera nga azhurnimi, brenda 45 diteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›