Poni: Do kërkojmë shkarkimin e Ramës
Kreu i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës deklaroi dje se do të kërkohet shkarkimi i Ramës nga funksioni i kryebashkiakut. Shkak për këtë është bërë, sipas tij, qëllimi i Ramës për të derdhur një masë të madhe me mbeturina në lumin e Lanës. Poni vërejti se tanimë qytetarët e Tiranës e panë se çfarë rreziku u kanoset nga ky njeri. "Tirana pa dje rrezikun që i kanoset nga kryetari i bashkisë, Edi Rama. Rama tentoi të ndotë me dashje qytetin, pasi ndotja ishte parashikuar të bëhej lumi i Lanës. Kjo është arsyeja përse do kërkojmë shkarkimin e Ramës", tha ai. Ndërsa pala tjetër ka argumentuar se prania e tyre ishte pjesë e dekorit të protestës para Kryeministrisë.