E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Dyfishim fondesh në këto vite

TIRANE- Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “një qeverisje vendore solide dhe të ardhura vendore gjithmonë e më të konsoliduara është dhe do të mbetet një prioritet maksimal i qeverisë shqiptare”.
Në reagim të deklaratës së deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, se qeveria po cënon demokracinë vendore në Shqipëri, z. Poni u shpreh se "opinioni publik duhet ta dijë se megafonët e kupolës së mafias së ndërtimit nuk mund të fshehin diellin me shoshë, nuk mund të ndalojnë që shqiptarët dhe europianët të kuptojnë qartë se konsolidimi i demokracisë, në përgjithësi forcimi i shtetit ligjor dhe konsolidimi i institucioneve, janë po aq të rëndësishmë sa procesi i decentralizimit dhe konsolidimi i qeverisjes për qytetarët si nje element kyç i qeverisjes se mirë dhe integrimit europian".

Ai theksoi se qeveria e Shqipërisë jo vetëm i ka kushtuar vëmendje të veçantë buxhetit lokal dhe rajonal, por edhe ka qenë mjaft e sukseshme në përmbushjen e premtimit në fillim të mandatit të parë të saj, 2 fishimin e buxhetit lokal.
“Krahasuar me buxhetin vendor ne vitin 2005 që ishte vetëm 19 miliardë lekë, nga këto 7.4 miliarde leke nga mbeshtetja e buxhetit kombëtar, buxheti lokal në vitin 2009 paraqet jo më pak se 42 miliardë lekë, ku vetëm mbështetja e pakushtëzuar nga buxheti kombëtar është 22 miliardë lekë në 2009”, informoi z. Poni.

Ne, vijoi zv/ministri i Brendshëm, jemi për një qeverisje vendore që u shërben qytetarëve “sesa t'u zhduken të ardhurat e tyre në grupime militantesh dhe falangat e tyre të karavidheve dhe plehrave politike”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›