Tirana ndalet në Korçë, Besa 2-0 me Shkumbinin
KORCE- Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Korçë përballë Skënderbeut, duke mbetur 14 pikë larg Dinamos së vendit të parë. Bardheblutë thuajse u japin lamtumirë shanseve për titull kampion, një objektiv që tashmë duket shumë larg. Sa i përket ndeshjes, Tirana ka qenë dominuese në harkun e 90 minutave, por vendasit nuk janë dorëzuar në asnjë moment. Minuta e 34-t sjell avantazhin për korçarët. Topi i krosuar nga një goditje dënimi goditet me kokë nga Guerrib dhe Osmani e devijon në portën e Nallbanit, duke shënuar autogolin e dytë në 3 ndeshjet e fundit, pasi atij në Laç para dy javësh.
Tirana rrezikon me një gjuajtje të bukur nga kufijtë e zonës, por që përfundon ngjitur me shtyllën. Në pjesën e dytë Tafaj e hedh skuadrën të gjithën në sulm dhe rastet janë pafund. Memelli është ai që shpërdoron më shumë, duke mos dërguar në rrjetë edhe topa shumë të lehtë. Goli i barazimit vjen çerek ore para përfundimit me autor një mbrojtës, Andi Lilën. Një gol që i dha një pikë Tiranës, e cila mbetet 14 larg Dinamos kryesuese. Ndërkohë, në Kavajë, Besa ka marrë fitoren e dytë radhazi duke mundur Shkumbinin e Peqinit me rezultatin 2-0. Në fakt, skuadra e Shpëtim Duros ka dominuar totalisht në këtë takim, por golat kanë ardhur vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të ishte Bledar Mancaku ai që kaloi Besën në avantazh, duke realizuar me një 11-metërsh.
Një gol që çliroi skuadrën vendase, e cila ishte e rrezikshme deri në çastet e fundit. 10 minuta para fishkëllimës finale ishte Daniel Xhafaj ai që dyfishoi shifrat, duke mbyllur praktikisht gjithçka. Fitorja e konfirmon Besën si rivalen më të denjë të Dinamos, të paktën deri në javën e 13-të. Skuadra e Shpëtim Duros ndodhet 10 pikë larg bluve, por midis dy ekipeve janë për t’u luajtur ende dy ndeshje direkte.
(m.a/News24/BalkanWeb)