E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, manifestimi, përleshje polici-protestues

ATHINË- Ashtu dhe sic ishte paralajmëruar në kryeqytetin grek Athinë ka patur përleshje gjatë protestave për njëvjetorin e vrasjes së një adoleshenti nga policia. Manifestuesit parakaluan me rastin e një vjetorit të vdekjes së Alexis Grigoropoulos, 15 vjeç.
Në Athinë manifestuesit, shumica e të cilëve të rinj, ishin mbledhur para universitetit të kryeqytetit me thirrje të organizatave studentore dhe liceistëve dhe gjithashtu dhe partisë së majtë.

Rektori i universitetit u plagos lehtë kur një grup të rinjsh pushtuan ndërtesën e rektoratit para fillimit të manifestimit.
''Incidente kanë ndodhur dhe në Selanik, qyteti më i madh në veri të Greqisë ku u zhvillua një parakalim nga disa mijëra persona, sipas një burimi policor. Mes manifestuesve dhe policisë pati përleshje dhe këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën'', shtoi i njëjti burim.

Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit, kanë thyer dritaret e bankave dhe u kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave. nga ana e saj policia është përpjekur ta shpërndajë turmën me gaz lotsjellës. Përleshje të protestuesve me policinë njoftohet të ketë pasur edhe në Selanik. Tensioni ka përfshirë Greqinë që nga dita e djeshme ku më shumë se 150 vetë u arrestuan mes të cilëve 3 shqiptarë dhe 5 italianë.

Ngjarja që ndodhi një vit më parë shkaktoi një varg protestash të dhunshme në Greqi. Pikërisht sot më shumë se 6000 oficerë policie janë dyndyr në rrugët e Greqisë për të ndalur një përsëritije të atyre revoltave. Ndërkaq familja ka bërë apel për qetësi, por mijëra mbështetës kanë dalë me parrula që vrasja nuk do harrohet dhe nuk do falet. Policia thotë se dhjetra anarshistë nga Italia, Franca dhe vende europiane kanë mbërritur tashmë në Greqi për të marrë pjesë në protestë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›