E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni Listat ne sistemin teknologjik me te perparuar

Deklarata Ministria e Brendshme Hartimi i listave eshte ne proces ne bashkepunim me OSBE-ne

Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni beri me dije dje nga Saranda se per listat e zgjedhesve eshte perdorur sistemi teknologjik me i perparuar. Duke qene ne tryezen e organizuar ne Sarande per bashkepunimin ndervendor zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni vleresoi edhe procesin e publikimit te listave paraprake zgjedhore ne Jug te vendit. Ai ka konfirmuar se listat zgjedhore ne Qarkun e Gjirokastres dhe ate te Vlores jane shpallur ne kohe dhe ne vende publike qe kryesisht do te sherbejne si qendra votimi ne zgjedhjet vendore te vitit 2011. Poni u shpreh se te gjitha njesite vendore e kane zbatuar ligjin per Kodin Zgjedhor per sa u takon listave paraprake te zgjedhesve. Ato jane te shpallura dhe te realizuara ne sistemin teknologjik me te perparuar te vendit sic eshte regjistri kombetar i gjendjes civile tha zevendesministri Poni ne Sarande. Ai ka porositur qe per specifiken e bashkive dhe komunave te Jugut te vendit qe kane nje shumice votuesish ne emigracion keto lista marrin rendesi edhe me te madhe ne kohen dhe vendin e publikimit por edhe per saktesine e tyre optimale. Per votuesit emigrante kjo eshte shume e rendesishme ka vleresuar Poni pasi ata nuk kane mundesi praktike qe te vijne te bejne verifikime e saktesime sikurse e kane kete mundesi votuesit me banim te perhershem ne keto bashki e komuna. Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni deklaroi se akuzat e kreut socialist jane nje spekulim i paster pasi hartimi i listave eshte ne proces ne bashkepunim me OSBE-ne duke qene brenda afateve dhe transparent. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ofroi nje spekulim te paster dhe genjeu duke akuzuar pa asnje baze Ministrine e Brendshme ne lidhje me listat zgjedhore per pushtetin vendor tha Poni. Pas perditesimit qe i eshte bere regjistrit kombetar nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile brenda dates 15 nentor 2010 ben publikimin e listes paraprake te zgjedhesve ne faqen zyrtare te internetit te Ministrise se Brendshme. Sic shihet qarte Ministria e Brendshme nuk ka shkelur asnje nga afatet e parashikuara ne ligj dhe udhezim nderkohe qe pret bashkepunim te plote te pushtetit vendor i cili perditeson keto lista. Me kete rast i bejme thirrje z. Rama te heqe dore nga spekulimet e pastra dhe perpjekjeve per te perhapur panik apo per te krijuar alibi sic e ka zakon ne rast zgjedhjesh theksoi Poni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›