Biznesi dhe agjencite kerkojne miratimin e ligjit
Ceshtja e shumeperfolur e ligjit per Gjykaten Administrative riaktualizohet nga perfaqesuesit e biznesit dhe gjyqesorit. Ata kane apeluar dje per miratimin e nje ligji te tille pavaresisht se per draftin aktual jane bere verejtje konkrete. Po keshtu shqetesime jane percjelle edhe lidhur me procedurat qe ndiqen aktualisht per shqyrtimin e ceshtjeve. Nese do te leme pa ndryshuar ligjin per Gjykaten e Larte atehere parimi i shpejtesise se gjykimit do te ngelet i pazbatuar per sa kohe qe nje ceshtje ne Shkalle te Pare perfundon per nje muaj ne Apel perfundon per dy muaj dhe nje ceshtje ne Gjykaten e Larte shkon tre vite tha Sokol Sadushi. Per Gjykaten Administrative verejtje beri edhe drejtuesja e Autoritetit te Konkurrences e cila ka nenvizuar faktin se mungesa e saj ka paralizuar luften ndaj monopoleve. Sa me shpejt te vendoset e drejta dhe te perfundoje ky proces aq me i efektshem do te jete edhe nderhyrja e Autoritetit te Konkurrences ne treg u shpreh Lati.