E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni Vendoret zbatuan Kodin Zgjedhor

Bashkepunimi nderkomunal i kombinuar edhe me menaxhimin e njesive vendore kjo ishte tematika e projektit mbajtur dje ne sallen e konferencave ne hotelin Butrinti ne nje takim organizuar nga Ministria e Brendshme projekti zviceran Confederation Swizzera ne bashkepunim edhe me Keshillin e Evropes. Pjese e ketij takimi ishin kryetare qarqesh e prefekturash dhe te komunave e bashkive te Vlores e Gjirokastres dhe njekohesisht edhe zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni. I pyetur se cfare do te perfitohej nga te zgjedhurit vendore permes ketij projekti Poni u shpreh

Ky eshte nje projekt qe lidhet me standarde te reja te qeverisjes me te mire me moderne me bashkepunuese. Kjo pasi kryetaret nuk mund te monopolizojne pushtetin e tyre brenda kufijve medioker lokale dhe duhet te shpalosin nje bashkepunim qe tu siguroje qytetareve te tyre me shume sherbime qe jo domosdoshmerisht eshte e lidhur me kufijte e komunes dhe te bashkise. Saranda Ksamili Lukova Himara Delvina apo Mesopotami Finiqi etj duhet te sigurojne zona sherbimi shume me moderne qe sigurohen permes bashkepunimit nderkufitar si nje modalitet qe na ben te ndihemi ne fushen e qeverisjes vendore me shume evropiane por edhe te sigurt per efektivitet e per shkak te arritjeve te pasura deri tani vecanerisht ne infrastrukture dhe ne sherbime - tha Poni.
Nderkohe sipas Ponit eshte nje situate tjeter ne qarkun e Vlores dhe ate te Gjirokastres ku te gjitha njesite vendore e kane zbatuar ligjin per Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise per sa u perket listave te zgjedhesve. Ato tashme jane te shpallura dhe jane te realizuara ne sistemin me teknologjik me te perparuar te vendit sic eshte Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile. Per sa u takon fushave te bashkepunimit per qeverisjen vendore Poni deklaroi
Ne nuk heqim dore nga bashkepunimi per shkak te ujesjellesit por mendoj qe po kaq te rendesishme jane edhe prioritete te tjera te shoqerise shqiptare sic eshte mbrojtja e mjedisit pastrimi perpunimi i mbeturinave turizmi per te ulur kostot e sherbimit per te kursyer me shume leke nga shpenzimet e kota administrative dhe per te vene me shume fonde ne dispozicion per sherbime dhe infrastrukture per qytetaret. Po kaq e rendesishme eshte vendosja e ketij bashkepunimi ne projektin evropian pra per te perfituar nje bum te ri fondesh per Shqiperine sic jane fondet kulturore qe po i afrohen Shqiperise me shpejtesi per shkak te afrimit te integrimit per ne BE.
Projekti Bashkepunimi nderkomunal ka tre komponente ai ndervendor i kombinuar edhe me komponentin e permiresimit te burimeve njerezore ne njesite vendore si dhe Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›